A bëheni milionerë në pension nëse investoni në rini në aksione?
5 pyetje është podkast i Radios Evropa e Lirë, ku një temë sqarohet me ndihmën e profesionistëve dhe ekspertëve, përmes përgjigjeve që kapin thelbin. Nga shëndeti e ekonomia, deri te politika dhe ligji, çdo episod sjell bisedë të qartë, verifikim faktesh dhe sqarime të nevojshme.
Investimi në aksione apo blerja e pjesëve të vogla të kompanive premton fitim, por shpesh shoqërohet me pasiguri dhe frikë nga rreziku. Sa e vështirë është të investosh? Çfarë duhet ditur para se të fillosh? Dhe, kur investimi bëhet një hap i mençur?