Mbyllja e 'Portës së Ferrit': Flakët në kraterin në Turkmenistan po shuhen
Vizitorët e fundit në kraterin e gazit Darvaza në Turkmenistan janë zhgënjyer nga flakët me intensitet të ulët të këtij vendi të njohur, për shkak të përpjekjeve të Qeverisë për të shuar zjarrin. Tani, Turkmenistani ka njoftuar për një plan teknik për të shuar plotësisht zjarrin e famshëm të gazit.
Dylan Harris, drejtor menaxhues i kompanisë britanike të turizmit Lupine Travel, i tha Radios Evropa e Lirë se ka vënë re një ulje graduale të intensitetit të flakëve gjatë viteve të fundit, por “veçmas...