Vdes ish-kryeparlamentari i Kosovës, Nexhat Daci
Ka vdekur Nexhat Daci, akademik dhe ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës njoftoi se Daci vdiq më 1 janar në moshën 81-vjeçare.
Akademik Nexhat Daci, kishte qenë deputet i Kuvendit të Kosovës nga viti 2001 deri më 2011, ndërkaq e kishte udhëhequr organin ligjvënës për dy mandate në periudhën 2000-2004 dhe 2004-2006.
Në periudhën kur udhëhoqi Kuvendin e Kosovës ishte pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Pas vdekjes së udhëheqësit të LDK-së dhe presidentit të atëhershëm të Kosovës...