Dhjetëra persona dyshohet se kanë vdekur pas një shpërthimi në Zvicër
Dhjetëra persona dyshohet se kanë vdekur dhe afër 100 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi në një bar ku po festohej për Vitin e Ri në një resort luksoz të skijimit në Zvicër, bëri të ditur policia zvicerane më 1 janar.
Ministria e Jashtme e Italisë tha se informacionet nga policia zvicerane tregojnë për afër 40 të vdekur, por policia nuk ishte më specifike, duke përdorur shprehjen “dhjetëra” gjatë një konference për media lidhur me këtë ngjarje.
Zjarri shpërtheu në orën 01:30 të mëngjesit, sipas kohës lokale...