Kurti thotë se do ta takojë Osmanin së shpejti për çështjen e presidentit të vendit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se do të takohet së shpejti me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, për të biseduar lidhur me zgjedhjen e presidentit në fillim të vitit të ardhshëm.
Mungesa e mundshme e pajtueshmërisë për ta zgjedhur presidentin në prill, kur Osmanit i mbaron mandati, do ta çonte vendin sërish në zgjedhje të parakohshme, për herë të dytë brenda muajsh.
Duke folur në një ngjarje në Postën e Kosovës në Prishtinë, Kurti tha se “së shpejti do ta takoj...