“Vdekje diktatorit”: Protesta e iranianëve në Teheran pas përkeqësimit të gjendjes ekonomike
Iranianët protestuan në masë dhe shumë biznese u mbyllën më 29 dhjetor në Teheran, teksa vlera e valutës shtetërore ka rënë në nivele rekorde në tregjet e huaja të këmbimit. Policia u raportua të ketë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën në kryeqytetin iranian. Ky shtet po përballet me rritje të madhe të inflacionit dhe krizë të energjisë, situatë që ua ka vështirësuar jetën një pjese të madhe të qytetarëve. (Përgatitën: Krenare Cubolli dhe Ibrahim Berisha)