ZRRE-ja e ul çmimin për ngrohje në Prishtinë dhe Gjakovë
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) e Kosovës ka vendosur ta ulë çmimin e ngrohjes nga ndërmarrjet publike për konsumatorët në Prishtinë dhe Gjakovë.
Rregullatori i energjisë bëri të ditur për Radion Evropa e Lirë se e ka ulur për 3.8 për qind çmimin e ngrohjes me matje për konsumatorët e Termokosit në kryeqytet, ndërsa për 5 për qind për ata të Ngrohjes së Qytetit në Gjakovë.
ZRRE-ja e miratoi vendimin për këtë ulje gjatë një mbledhjeje të martën.
Çmimi i deritanishëm për ngrohjen me matje ishte 76 centë për kilovat në muaj...