Aktakuzë ndaj një të dyshuari për përfshirje në vrasjen e 13 civilëve gjatë luftës në Kosovë
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të martën aktakuzë në mungesë kundër një burri të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile shqiptare gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë.
I dyshuari, i identifikuar vetëm me inicialet S.A., akuzohet se kishte marrë pjesë në vrasjen e 13 civilëve dhe në plagosjen e katër të tjerëve më 30 prill të vitit 1999 në fshatin Llashticë të Gjilanit.
Sipas aktakuzës, ai dyshohet ta ketë kryer krimin në bashkëpunim me pjesëtarë tjerë të forcave policore, paramilitare dhe ushtarake serbe.