BE-ja pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Kosovës
Bashkimi Evropian pret konstituimin e shpejtë të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re të Kosovës për të vazhduar angazhimin me autoritetet kosovare pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Kështu thuhet në një deklaratë të përfaqësueses së lartë të BE-së, Kaja Kallas, dhe komisionares për Zgjerim, Marta Kos, një ditë pasi Kosova mbajti zgjedhje të parakohshme, të cilat i fitoi bindshëm Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit.
“Qeveria e re duhet të dyfishojë përpjekjet e saj për reformat shumë të nevojshme që lidhen me BE-në”...