Diaspora voton në përfaqësitë diplomatike
Prej orës 7:00 të mëngjesit e deri në orën 19:00 të mbrëmjes, sipas kohës lokale në përfaqësitë e ndryshme diplomatike, diaspora po voton për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, tha në një konferencë për media se deri në orën 13:00 kanë votuar rreth shtatë mijë persona, apo 36.89 për qind e atyre që janë regjistruar.
"Deri më tani nuk ka ndonjë pengesë apo parregullsi që është paraqitur në proces e që do ta dëmtonte integritetin e procesit të votimit", tha Elezi.