Seriali politik “Kosova ‘25” gati për sezonin e ri
Nëse do ta përmbledhësh politikën e Kosovës për vitin 2025, mund ta bësh me pak fjalë: zgjedhje, konstituim, dështim, sërish zgjedhje…
Mund t’i shtohen edhe disa: opozita bllokon, pushteti bllokon…
Dhe, pse jo, edhe disa “më të forta”: ‘hajvanë’, ‘kudra’, ‘të shitur’…
E sigurt është që nuk ishte vit i kompromisve, i marrëveshjeve politike, apo i projekteve të mëdha ndërkombëtare.
I ndëshkimeve po: Dialogu Strategjik me SHBA-në, për shembull, u pezullua.
Në krye të listës së personazheve të këtij seriali politik ishin vetë deputetët.