Shqipëria pajisjet me sistemin amerikan Javelin
Shqipëria ka pranuar dërgesën e parë me sistemin kundëtanke Javelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes.
Sipas ministrit shqiptar të Mbrojtjes, Pirro Vengu, pajisja e Forcave të Armatosura të Shqipërisë me këtë sistem përbën një hap të rëndësishëm në rritjen e kapaciteteve mbrojtëse dhe përmbushjen e synimit për modernizimin e ushtrisë.
“Ardhja e sistemeve Javelin, falë bashkëpunimit me aleaten tonë strategjike SHBA-në, forcon aftësitë mbrojtëse të Forcave të Armatosura Shqiptare...