Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë, tri ditë para zgjedhjeve
Ministria e Shëndetësisë e Qeverisë së Serbisë ka shpallur konkurs për 300 vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në mjediset me shumicë serbe në Kosovë.
Kjo është hera e dytë që ajo premton vende të reja punë në prag të zgjedhjeve në shtetin fqinj këtë vit, për çka është kritikuar nga Kosova.
Këto konkurse janë rihapur në kulmin e fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, të cilat mbahen më 28 dhjetor, ku merr pjesë edhe Lista Serbe, partia kryesore...