Policia gjen një armë e municion në shtëpinë e të arrestuarit për rastin e Vukashinoviqit
Policia e Kosovës tha se gjatë bastisjes së shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të arrestuarit për përfshirje në plagosjen dhe rrëmbimin e dyshuar të shtetasit të Kosovës, Millan Vukashinoviq, gjeti një armë dhe disa fishekë.
“Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale: nëntë telefona celularë, një laptop, tri dokumente të formatit A4, një pushkë gjuetie me 39 fishekë, një jelek për fishekë të armës së gjuetisë, si dhe një tytë arme. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”...