Macron përmend mundësinë e tarifave nëse Kina nuk e ndryshon qasjen tregtare
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron e ka përmendur mundësinë e kundërmasave kundër Kinës, nëse ajo nuk e ndryshon qasjen në politikat tregtare.
Ai i ka bërë këto deklarata në një intervistë për të përditshmen franceze, Les Echos, pas një vizite treditore në Kinë.
“Po përpiqem t’ia sqaroj Kinës se suficiti i tyre tregtar nuk është i qëndrueshëm, dhe se ai vend është në procesin e vrasjes së konsumatorëve të vet, veçanërisht duke mos importuar më shumë nga ne”, ka thënë Macron.
“U kam thënë që nëse nuk përgjigjen...