Themelorja refuzon kërkesën e Besim Kelmendit, ai paralajmëron ankesë në Apel
Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar padinë e Besim Kelmendit, përmes së cilës ai kërkoi masë të përkohshme të sigurisë dhe pezullim të vendimit të Këshillit Prokurorial (KPK) për shkarkimin e tij nga posti i ushtruesit të detyrës të Kryeprokurorit të Shtetit. Avokati i tij ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën e Apelit, raporton Betimi për Drejtësi.
Nga Gjykata Themelore konfirmuan për Radion Evropa e Lirë se më 4 dhjetor është marrë vendim për padinë e Kelmendit ndaj KPK-së dhe se i njëjti u është dërguar palëve.