PZAP certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur që ta certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Përmes një vendimi të publikuar më 5 dhjetor, PZAP-ja tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka ofruar “asnjë arsyetim” për refuzimin e rekomandimit për certifikimin e Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhje.
“... Pranohet rekomandimi i Zyrës për Certifikim dhe Kontroll Financiar në KQZ, i datës 2 dhjetor, certifikohet subjekti politik Lista Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme”...