AAK-ja e nominon Haradinajn kandidat për kryeministër
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka nominuar kreun e partisë, Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër të Kosovës në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.
Haradinaj do të jetë edhe bartës i listës për zgjedhjet e dhjetorit, teksa partia e tij do të garojë me sloganin “Krah teje”.
Ai bëri të ditur përmes një postimi në Facebook se në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së është miratuar edhe lista me 110 kandidatë për deputetë si dhe programi zgjedhor.
Sipas tij, programi është ndërtuar mbi tri shtylla kryesore...