Petkoviq: Kthimi i komunave në Kosovë, i rëndësishëm për mbijetesën e serbëve
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, deklaroi se “kthimi i komunave serbe në veri të Kosovës te populli” dhe “forcimi i mëtejshëm i komunave serbe në jug të Ibrit” është me rëndësi të madhe për “të ardhmen, të mirën dhe mbijetesën e popullit serb”.
Këto deklarata Pektoviq i bëri pas takimit me përfaqësuesit e Listës Serbe, të cilët më 5 dhjetor morën pushtetin në komunat me shumicë serbe, përfshirë katër komunat në veri.
Takimi u mbajt në Rashkë, në jug të Serbisë.