Luftime të reja në zonën kufitare Pakistan-Afganistan
Përleshje të reja vdekjeprurëse kanë shpërthyer në zonën kufitare mes Pakistanit dhe Afganistanit dhe të dyja palët e akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit të brishtë.
Banorët kanë ikur prej qytetit afgan Spin Boldak përgjatë natës, i cili gjendet në kufirin 2.574-kilometërsh mes dy vendeve.
Ka raportime për të plagosur në anën e Pakistanit.
Luftime sporadike kanë shpërthyer vazhdimisht mes dy palëve në muajt e fundit, derisa Qeveria e talibanëve në Afganistan e ka akuzuar Pakistanin...