Rikthehet transporti publik në Prishtinë pas më shumë se një jave mungesë
Autobusët e transportit publik e rifilluan punën të mërkurën në mëngjes në Prishtinë, më shumë se një javë pasi i kishin lënë banorët e kryeqytetit të Kosovës pa transport publik, si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes komunës dhe Qeverisë në detyrë.
Trafiku Urban në Prishtinë njoftoi të martën vonë se do ta rifillonte punën dhe autobusët e tij u panë duke qarkulluar nëpër rrugët e kryeqytetit mëngjesin e së mërkurës.
Në njoftimin e saj, Trafiku Urban theksoi se po rifillonte shërbimet pasi kishte...