NIS e merr lejen për ta ndërprerë punën, në pritje të një vendimi nga SHBA për licencën
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, njoftoi të martën se Shtetet e Bashkuara nuk kanë marrë ndonjë vendim për zgjatjen ose jo të licencës së punës për Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS), të cilën e sanksionuan muajin e kaluar për shkak të pronësisë së saj ruse.
NIS-i është ende duke e pritur një përgjigje nga autoritetet amerikane për kërkesën e saj për ta lejuar atë të veprojë derisa po i vazhdon bisedimet për t’i shitur aksionet e veta ruse.
“Rusët nuk duan t’i shesin aksionet e tyre në NIS. Nuk ka të bëjë me paratë...