Si ndryshimet në botë mund t'i sjellin njohje të reja Kosovës
Në skenën globale, Kosova ende kërkon të afirmojë vendin e saj. Edhe pas gati 18 vjetësh pavarësi, shumë shtete të botës islame por edhe të tjera nuk e njohin, ndërkohë që diplomacia e saj duket shpesh e fragmentuar dhe e paqartë.
Këtë vit, presidentja Vjosa Osmani, e cila mban përgjegjësinë për politikën e jashtme, konfirmoi njohjen e Kosovës nga tri shtete: Kenia në mars, Sudani në prill dhe Siria në tetor.
Hera e fundit kur Kosova kishte siguruar tri njohje brenda një viti, ishte më 2015: nga Ishujt Kuk, Antigua dhe Barbuda, dhe Niue.