Përmirësohet gjendja me zjarret, mbetet aktiv vetëm një në Prishtinë
Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë të ditur se, gjatë 12 orëve të fundit, numri i zjarreve ka rënë ndjeshëm pas pasdites së djeshme, kur tha se “situata me zjarret ishte e rënduar”.
Sipas Agjencisë, tani aktiv është vetëm një zjarr në fshatin Trudë në Komunën e Prishtinës.
Kjo agjenci kishte bërë të ditur dje se, shkaku i temperaturave të larta dhe erërave të forta, në shumë zona të Kosovës ishin përhapur zjarre.
Një zjarrfikës ishte lënduar në Ferizaj gjatë intervenimit për shuarjen e zjarreve.