Kuvendi nuk konstituohet, me gjithë afrimin e afatit të Kushtetueses
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur të premten për vazhdimin e 52-të të seancës konstituive, një ditë para skadimit të afatit 30-ditor të vendosur nga Gjykata Kushtetuese javë më parë.
Ata kanë dështuar sërish ta bëjnë Kuvendin, duke mos lëvizur nga pozicionet e tyre. Të shtunën do të mblidhen për përpjekjen e fundit.
Pas kësaj, deputetët nuk do të mund të marrin asnjë vendim apo veprim në drejtim të konstituimit të Kuvendit.
Kështu u tha në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të publikuar në orët e vona të 24 korrikut...