Shefi i agjencisë për çështje bërthamore: I inkurajuar nga vendimi i Iranit për rinagazhim
Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike (IAEA), Rafael Grossi, ka thënë të premten se është i “inkurajuar” që Irani është pajtuar për të pranuar një delegacion të vëzhguesve të kësaj agjencie të Kombeve të Bashkuara për të vizituar shtetin “brenda javësh”.
Grossi ka thënë se vizita e ekipit teknik mund të hapë rrugën që inspektorët e OKB-së të kthehen në Iran, potencialisht këtë vit.
“Nëse nuk rikthehemi shpejt, do të ketë probleme serioze, sepse ky është obligim ndërkombëtar i Iranit”...