Gjuriq bisedon me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës për arrestimin e Popoviqit
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, ka zhvilluar takime të ndara me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës në Beograd, me të cilët ka biseduar për arrestimin në Kosovë të ndihmësit të drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq.
Kryediplomati serb e ka cilësuar arrestimin e Popoviqit si “të pabazë dhe të paligjshëm”.
Popoviq është dërguar në paraburgim njëmujor pasi më 18 korrik, gjatë shënimit të përvjetorit të vrasjes së serbëve në Rahovec, e kishte quajtur Ushtrinë...