GJND: Dështimi për ta mbrojtur planetin nga ndryshimet klimatike mund të shkelë ligjin ndërkombëtar
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) në një opinion historik këshillues më 23 korrik tha se shtetet mund të jenë në shkelje të ligjit ndërkombëtar nëse dështojnë të marrin masa për të mbrojtur planetin nga ndryshimet klimatike dhe se shtetet që dëmtohen nga pasojat e ndryshimeve, mund të kenë të drejtë për kompensim.
Avokuesit dhe mbështetësit e klimës e mirëpritën menjëherë opinionin e GJND-së lidhur me detyrimet që kanë shtetet për të luftuar ndryshimet klimatike dhe pasojat me të cilat mund të përballen nëse nuk veprojnë.