Në Kosovë kërkohen për masakrën në Mejë, në Serbi janë figura publike
Banka e të akuzuarve në sallën e gjyqit në Prishtinë ishte e zbrazët kur nisi gjykimi për krimet e luftës, të kryera mbi 25 vjet më parë nga forcat ushtarake dhe policore serbe, në Mejë të Gjakovës.
Nga mesi i qershorit, të akuzuarit po gjykohen në mungesë, pasi nuk janë në dispozicion të drejtësisë kosovare.
Kundër tyre është lëshuar edhe një fletarrestim ndërkombëtar.
Beogradi zyrtar, tash për tash, hesht.
Ushtria e Serbisë thotë për Radion Evropa e Lirë se “nuk ka informacion” në lidhje me pjesëtarët...