Bastisje në Agjencinë e Kadastrit dhe atë të Arkivave Shtetërore
Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion të gjerë të mërkurën, duke bastisur Agjencinë Kadastrale të Kosovës dhe Agjencinë Shtetërore të Arkivave.
Operacioni u zhvillua njëkohësisht në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtime.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, ka konfirmuar për mediat se aksioni është ndërmarrë në koordinim me Policinë e Kosovës dhe me urdhër të gjykatës.
Ndërkohë, Policia e Kosovës bëri të ditur se bastisjet u kryen mbi bazën e dyshimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare.