LDK dorëzon vendimin e Supremes në Prokurori, kërkon hetim penal për qeverinë
Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa dhe Alban Zogaj, kanë dorëzuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës vendimin e fundit të Gjykatës Supreme, që lidhet me çështjen e arkave fiskale.
Sipas tyre, ky është një hap drejt "kërkimit të përgjegjësisë institucionale" për shkeljet ligjore nga qeveria në detyrë.
Deputeti Besian Mustafa tha se aktgjykimi i Gjykatës Supreme konfirmon se “kryeministri në detyrë dhe disa ministra kanë vepruar jashtëligjshëm pasi janë certifikuar si deputetë më 27 mars”.