Rasti në Lipjan: Policia e përshkruan 27-vjeçarin si jobashkëpunues
Policia e Kosovës ka lëshuar të martën një komunikatë për media, duke ofruar më shumë hollësi për rastin e vdekjes së një 27-vjeçari në Lipjan, pasi është ndaluar nga zyrtarët policorë.
Policia ka thënë se personi në fjalë ka qenë jobashkëpunues me zyrtarët e rendit. Nga pamjet e shpërndara në mediat sociale, që është thënë se janë nga rasti në Lipjan, viktima duket me duar të lidhura dhe në gjunjë, ndërsa më pas bartet me auto-ambulancë. Disa i kanë kritikuar zyrtarët policorë për "përdorim të tepruar" të dhunës.