Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas arrin mbi 100
Numri i të vdekurve nga përmbytjet e papritura që goditën Teksasin qendror në SHBA, të premten e kaluar, kaloi mbi 100.
Një numër ende i panjohur personash vazhdojnë të mbeten të zhdukur.
Ekipet emergjente vazhdojnë kërkimet nëpër brigjet e lumenjve të mbuluara me baltë, ndonëse shpresat për të gjetur të mbijetuar janë duke u zvogëluar.
Kampi Mystic - një kamp veror vetëm për vajza - konfirmoi se së paku 27 vajza dhe anëtarë të stafit janë në mesin e të vdekurve.
Dhjetë vajza të tjera dhe një këshilltar nuk janë gjetur ende.