SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste
Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur të hënën se organizatën Hayat Tahrir al-Sham (HTS) nuk e konsiderojnë më terroriste.
HTS-ja është grup që dikur kishte lidhje me Al-Kaidën - organizatë terroriste - ndërsa në dhjetor e ka rrëzuar Qeverinë në Siri.
“Në konsultim me Prokurorin e Përgjithshëm dhe Sekretarin e Thesarit, ju njoftoj për heqjen e Frontit al-Nusrah, të njohur edhe Hay'at Tahrir al-Sham nga lista e organizatave terroriste”, ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.
Një koalicion i armatosur...