Palestinezët e uritur i vërsulen kamionëve të rrallë me ndihma në Gazë
Fare pak ushqim ka hyrë në Gazën veriore gjatë gati katër muajve të fundit. Dhe, kur një vargan i rrallë kamionësh me ndihma erdhi këtë javë, atë po e prisnin turma gjigante palestinezësh të dëshpëruar.
Ata ishin grumbulluar në atë që dikur ishte magjistrale bregdetare e Gazës, tani një hapësirë e gjerë balte, e rrafshuar nga trupat izraelite dhe e rrethuar nga rrënojat e bombardimeve. Karvani nga Programi Botëror i Ushqimit ishte nisur drejt Qytetit të Gazës, por shpejt ngeli pa asgjë. Burra dhe gra u larguan me thasë mielli mbi krahët e tyre...