Sulmet izraelite në Gazë vrasin të paktën 16 palestinezë
Të paktën 16 palestinezë janë vranë nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës gjatë natës dhe në orët e para të së shtunës, sipas zyrtarëve lokalë shëndetësorë.
Lufta 20-mujore e ushtrisë izraelite me Hamasin – grupin e shpallur terrorist nga SHBA dhe BE – ka vazhduar, pavarësisht se Izraeli e ka hapur një front të ri lufte me Iranin.
Njëmbëdhjetë palestinezë të tjerë u vranë gjatë natës pranë pikave të shpërndarjes së ushqimit – i cili po shpërndahet nga një grup humanitar i mbështetur nga Izraeli dhe SHBA-të ...