Sulmi i Izraelit në Iran trondit ushtrinë, por mund t’i forcojë ambiciet bërthamore të Teheranit
Sulmi i gjerë izraelit kundër Iranit duket se ka befasuar udhëheqjen ushtarake iraniane dhe mund ta ketë vonuar një kundërpërgjigje të menjëhershme.
Por, mbetet e paqartë nëse ka arritur qëllimin kryesor: dëmtimin e programit bërthamor të Iranit, për të cilin Izraeli pretendon se është pranë prodhimit të armëve, pavarësisht se Irani këmbëngul se ai është vetëm për qëllime civile.
Kryeministri Benjamin Netanyahu dhe zyrtarë të tjerë izraelitë kanë pohuar se Irani, kohët e fundit, ka përshpejtuar përpjekjet...