Omani thotë se rundi i gjashtë i bisedimeve bërthamore SHBA-Iran do të mbahet të dielën
Irani dhe Shtetet e Bashkuara do ta zhvillojnë këtë të diel në Oman rundin e gjashtë të bisedimeve për programin bërthamor të Teheranit – i cili po përparon me shpejtësi – tha të enjten ministri i Jashtëm i Omanit, Badr al-Busaidi.
Njoftimi nga ministri al-Busaidi vjen në një kohë kur SHBA-ja po tërheq stafin që nuk konsiderohet thelbësor për operacionet në Lindjen e Mesme, si dhe të afërmit e tyre, për shkak të mundësisë së trazirave në rajon.
Ndërkohë, janë bërë paralajmërime se anijet mund të...