Trump thotë se ka më pak besim se mund të arrihet një marrëveshje me Iranin
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ka më pak besim sesa disa muaj më parë lidhur me mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje me Iranin për programin bërthamor të Teheranit.
Bisedimet mes dy vendeve duket se kanë ngecur për shkak të mosmarrëveshjeve mbi pasurimin e uraniumit.
Uashingtoni dhe Teherani nisën negociatat, pothuajse dy muaj më parë, me synimin për të arritur një marrëveshje bërthamore.
Duke folur për podkastin e New York Post, Trump u zotua sërish se nuk do të lejojë që Irani të posedojë armë bërthamore.