Anija e marinës meksikane përplaset me Urën e Bruklinit, vriten 2 persona
Një anije me vela e marinës meksikane, e stolisur me drita dhe një flamur gjigant, u përplas me urën ikonike të Bruklinit të shtunën në mbrëmje, duke vrarë dy persona dhe plagosur 17 të tjerë, tha kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams.
Video të publikuara online shfaqin anijen Cuauhtemoc teksa i afrohej urës së famshme mbi lumin East River, pranë anës së Manhatanit të urës që lidh këtë rreth me Bruklinin.
Direkët e saj 45 metrrash ishin shumë të lartë për të kaluar nën harkun e urës në atë pikë dhe u rrëzuan kur anija...