Von der Leyen i thotë Ramës se “Shqipëria e ka vendin në BE”
Liderët e Bashkimit Evropian e kanë uruar të mërkurën kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për fitoren e partisë së tij në zgjedhjet parlamentare të fundjavës, ndërsa presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e lartësoi “përparimin e madh” të Shqipërisë drejt bllokut.
“Le ta vazhdojmë punën së bashku në reformat evropiane. Shqipëria e ka vendin në BE!” shkroi von der Leyen në X.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e lartësoi fitoren e Ramës, duke shkruar në X: “Franca gjithmonë...