PKK-ja kurde shpërbëhet dhe i jep fund kryengritjes së armatosur në Turqi
Grupi militant Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), që ka qenë në konflikt me shtetin turk për më shumë se katër dekada, ka vendosur të shpërbëhet dhe t’i japë fund kryengritjes së armatosur, raportoi të hënën një agjenci lajmesh e afërt me të.
Vendimi i PKK-së pritet të ketë pasoja të gjera politike dhe të sigurisë për rajonin, përfshirë edhe për Sirinë fqinje, ku forcat kurde janë aleate të forcave amerikane.
Agjencia e lajmeve Firat publikoi atë që e quajti deklaratë përmbyllëse të një kongresi...