Arrestohet një person për shpërthimin ndaj veturës së u.d. drejtorit të QKUK-së
Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi se është arrestuar një i dyshuar për shpërthimin ndaj veturës së ushtruesit të detyrës të drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Osman Hajdari.
Vetura e Hajdarit u dëmtua më 30 prill, teksa gjendej e parkuar në oborrin e QKUK-së.
Prokuroria tha se i dyshuari, i identifikuar me inicialet B.K. u arrestua në Podujevë dhe i njëjti dyshohet për tri vepra penale: përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm, zjarrvënie dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.