Barduani: KFOR-i s'është i shqetësuar nga vakumi institucional në Kosovë
Komandanti i misionit paqeruajtës të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë - KFOR, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka deklaruar se, pavarësisht bllokadës politike që po vazhdon në Kosovë, KFOR-i nuk është i shqetësuar për ndonjë kërcënim të menjëhershëm ndaj sigurisë dhe mbetet plotësisht i përgatitur për t’u përballur me çdo përpjekje për destabilizim.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Barduani theksoi se periudhat zgjedhore mund të krijojnë hapësirë për aktorë të jashtëm me qëllime të këqija...