Ushtria izraelite thotë se ka çaktivizuar plotësisht aeroportin kryesor të Jemenit
Ushtria e Izraelit ka thënë të martën se e ka kryer sulme ajrore kundër rebelëve Huthi në Jemen, dhe se e ka çaktivizuar plotësisht aeroportin ndërkombëtar të vendit në kryeqytetin Sana.
Këto sulme u kryen një ditë pasi ushtria izraelite e goditi portin e Hudejdës si përgjigje ndaj sulmit raketor që rebelët Huthi e kryen në afërsi të aeroportit kryesor të Izraelit.
Kanal satelitor i rebelëve Huthi që mbështeten nga Irani, al-Masirah, raportoi për sulmet, duke konfirmuar se aeroporti është goditur.