R.E.M. ia thotë këngës përsëri, ripublikon himnin në mbështetje të REL-it
Publikimi i këngës “Radio Free Europe” (Radio Evropa e Lirë) në vitin 1981 e prezantoi grupin e rokut, R.E.M., për herë të parë para botës.
Ky hit gjithashtu ia kujtoi botës rolin që luan transmetuesi i financuar nga Shtetet e Bashkuara në ndërtimin e demokracisë në vendet ku shtypi i lirë është i ndaluar, ose ende i paplotë.
Për ta shënuar Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit më 3 Maj, grupi ka njoftuar për ripublikimin e veçantë të këngës, për të festuar 75-vjetorin e Radios Evropa e Lirë së shpejti...