I jepet lamtumira e fundit Papa Françeskut
Liderë nga më shumë se 150 vende të botës dhe qindra mijëra njerëz morën pjesë në varrimin shtetëror të Papa Françeskut në Vatikan të shtunën.
Në mesin e pjesëmarrësve ishin edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Papa vdiq më 21 prill – në moshën 88-vjeçare – pas një sulmi në tru.
Katolikët romakë ia bënë nderimet e fundit një pape që ishte udhëheqës i përulur dhe mbrojtës i të varfërve, imigrantëve dhe njerëzve të tjerë të margjinalizuar.