Besimtarët kremtojnë Pashkët
Besimtarët e krishterë dhe ortodoksë në mbarë botën kremtojnë festën e Pashkëve të dielën. Papa Françesku pritet të marrë pjesë në festimet për Pashkë në Vatikan të dielën, vetëm disa javë pasi doli nga spitali ku u trajtua për pneumoni.
Ati i Shenjtë kishte qëndruar në spital për 38 ditë.
Afër 300 kardinalë, ipeshkvij dhe priftërinë do të marrin pjesë në meshën e Pashkëve të dielën në Vatikan, në festën kur besimtarët përkujtojnë ringjalljen e Jezu Krishtit.
Në Vatikan pritet të ketë turma më të mëdha se zakonisht për shkak të Jubileut...