Limaj për krijimin e qeverisë: S’kemi marrëveshje, por do ta japim kontributin tonë
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha partia e tij është e gatshme të punojë për krijimin e institucioneve, megjithëse theksoi se ende nuk ka marrëveshje me asnjë parti politike.
“Ne do të japim kontributin tonë. Ne presim që qeveria të krijohet sipas afateve kushtetuese. Ne do ta luajmë rolin tonë në krijimin e këtyre institucioneve, për aq sa neve na takon — dhe këtu përfundon detyra jonë kushtetuese”, tha Limaj.
Votat e tre përfaqësuesve të Nismës Socialdemokrate mund të jenë kyçe...