PDK thotë se s’do të marrë pjesë në votimin për kryeparlamentarin, AAK-ja po
Partia Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në votimin për kryeparlamentarin e ri gjatë seancës konstituive të Kuvendit, të caktuar më 15 prill, pa një “zgjidhje të qëndrueshme për Kosovën”. Por, ndryshe u shpreh Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila tha se në parim është për konstituimin e legjislaturës së nëntë të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Deputeti i zgjedhur nga PDK-ja, Mërgim Lushtaku, tha se partia e tij mendon se zgjidhja e qëndrueshme është që kandidati i saj për kryeministër...